DYLON

Kryeprokurori Blerim Isufaj pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

Kryeprokurori Blerim Isufaj pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë këtij takimi Kryeprokurori Isufaj, e ka uruar shefin e EULEX-it, për detyrën e re, me ç ‘rast e ka vlerësuar si të rëndësishëm rolin e këtij misioni në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të Prokurorisë Speciale.

EkoHigjiena

Po ashtu, kryeprokurori Isufaj e njoftoi shefin e EULEX-it me punën, sfidat dhe objektivat e këtij institucioni, në funksion të fuqizimit të Prokurorisë Speciale, si dhe ngritjes së besimit të qytetarëve në institucionin që ai drejton.

Ndërkaq, kreu i EULEX-it, Pietro Barbano, shprehu gatishmërinë e tij që brenda mandatit të cilin e ka ky mision, të përkrah dhe mbështes punën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe të gjithë prokurorëve vendorë.

Bashkëbiseduesit shprehën nevojën e  thellimit të bashkëpunimit me qëllim të forcimit të sundimi të ligjit në Republikën e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.