DYLON

Kryeparlamentari Veseli takon kryeopozitarin Lulzim Basha

Lulzim Basha
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit te Republikës Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Selinë e Partise Demokratike të Shqipërise nga kreu i kësaj partie, Lulzim Basha.

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri, duke potencuar synimet e përbashkëta euro-integruese të të dyja vendeve.

Kryeparlamentari Veseli shprehu konsideratën e tij për kontributin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të lidershipit të saj në arritjen e lirisë së Kosovës, si dhe në procesin e shtetkrijimit dhe shtetndërtimit të saj.

EkoHigjiena

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndërkaq, duke çmuar lart rolin e kryeparlamentarit Veseli në zhvillimet politike në Kosovë tha se Partia Demokratike mbështet rrugën integruese të Kosovës dhe do të vazhdojë dhënien e kontributit në të gjitha fushat.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.