• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeparlamentari Veseli takon homologun Talat Xhaferi, bëjnë thirrje pro referendumit

Redaksia 2LONLINE 27 Shtator, 2018 3 min
 Kryeparlamentari Veseli takon homologun Talat Xhaferi, bëjnë thirrje pro referendumit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës zyrtare në Shkup, është pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet midis dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimin ndërparlamentar, si dhe aspiratat e përbashkëta euro-atlantike të Kosovës dhe Maqedonisë.

Veseli e Xhaferi trajtuan zhvillimet aktuale në të dyja vendet, me theks të veçantë u diskutua për referendumin në Maqedoni, lidhur me emrin, i cili do të mbahet këtë të diel dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se Kosova respekton sovranitetitin dhe integritetin e Maqedonisë, e po ashtu respekton vullnetin e qytetarëve të saj për emrin, cilido qoftë ai.

Sidoqoftë, kryetari Veseli u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që t’i thonë po referendumit.

“Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë euroatlantik. Prioritet nacional i të dyja vendeve është integrimi në Bashkimin Eveopian dhe në NATO. Ballkani perëndimor ka vuajtur nga mungesa e prosperitetit dhe kemi mbetur larg nga Bashkimi Evropian për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë pasur vendet. Kjo tregon domosdoshmërinë e vendimmarrjes politike, në mënyrë që vendet tona të lëvizin më shpejt drejt bashkimit Evropian. Kjo është arsyeja pse ne i japim përkrahje marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Veseli po ashtu foli edhe për zhvillimet në Kosovë dhe marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Kreu i Kuvendit tha se Kosova ka gatishmëri të futet në fazën e fundit të fialogut me Serbinë, në mënyrë që t’i jepet fund çdo mosmarrveshjeje mes dy vendeve.

“Kosova si shtet i pavarur nuk ushqen në asnjë formë pretendime territoriale. Për Kosovën, në këtë fazë është me rëndësi funksionaliteti i insititucioneve të saj në tërë territorin. Nuk do të lejojmë qe me marrëveshjen me Serbinë të kemi precedent negativ”, theksoi Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ndërkaq tha se të dy vendet do të intensifikojnë bashkpunimin, ndërsa përshëndeti përshendi dialogun Kosovë-Serbi, dhe përpjekjet e të dyja vendeve për arritjen e marrëveshjes.

“Bashkëpunimi midis dy vendeve tona duhet të intensifikohet. Kuvendi i Maqedonisë ka formuar grup parlamentar për bashkëpumin me Kuvendin e Kosovës. Përserisin mbështetjen e ndërsjell në procesin e integrimit euro-atlantik”, theksoi kryeparlamentari Xhaferi.

Ai po ashtu bëri të ditur se procesi i referendumit në Maqedoni po shkon drejt fundit dhe shfaqi shpresën për ecuri të suksesshme të tij.

Etiketa:Kadri Veseli kryesore maqedoni nacionale referendumi Talat Xhaferi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Njoftime/Shpallje

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

1 Korrik, 2022
Lugina

Shaip Kamberi rizgjedhet deputet në Parlamentin e Serbisë

1 Korrik, 2022
N'rrjet

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj.

30 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

MAShTI publikoi rezultatet e Testit të Arritshmërisë – arritshmëria mesatare 50.75 përqind

23 Qershor, 2022

Presidentja Osmani priti në takim kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

5 Mars, 2022

Kamberi: Referendumi dështoi në vet Serbinë

17 Janar, 2022

Në Merdare ndalohet futja e materialit për ‘referendumin’ që do të mbahet në Serbi

15 Janar, 2022

JO, referendumit serb në Kosovë!

14 Janar, 2022

Qeveria të këmbëngul në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës dhe për këtë duhet të përkrahet nga të gjithë

14 Janar, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com