DYLON

Kryeparlamentari Veseli takoi Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, me të cilin diskutoi për misionin dhe detyrat e këtij institucioni të rëndësishëm, në funksion të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Në këtë funksion, kryetari Veseli theksoi nevojën e trajtimit adekuat të ankesave të qytetarëve nga ana e këtij institucioni, si instancë madhore e mbrojtjes së të drejtave të tyre.

EkoHigjiena

“Promovimi i vlerave të institucioneve tona dhe qeverisja e mirë, janë detyra të të gjithë neve, duke mos heshtur shkeljet apo lëshimet e mundshme të tyre përball të drejtës së qytetarëve tanë, detyrë kjo parësore e Avokatit të popullit”, theksoi kryetari Veseli.

Avokatin i Popullit, Hilmi Jashari, i zgjedhur në këtë detyre vetëm pak javë me parë nga Kuvendi i Kosovës, e informoi kryetarin Veseli për punën e këtij institucioni të rëndësishëm dhe shprehu përkushtimin e tij për ta çuar përpara misionin e Institucionin e Avokatit të Popullit, si një institucion kredibil përball qytetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.