DYLON

Kryeparlamentari Veseli ngushëllon familjet që humbën të dashurit e tyre si pasojë e vërshimeve në Tetovë

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar sot familjet që humbën më të dashurit e tyre si pasojë e vërshimeve të djeshme në Tetovë. “Fatkeqësia natyrore në fshatrat e Tetovës na ka prekur të gjithëve. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ju shpreh ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre në këtë fatkeqësi. Ne bashkëndjejmë me dhembjen e tyre dhe jemi të bindur se fuqia e solidaritetit, e pranishme gjithmonë në shpirtin tonë, do të rikthej shpejt jetën në vendbanimet e shkatërruara”, thuhet në ngushëllimin e kryetarit Veseli.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.