DYLON

Kryeparlamentari Konjufca takoi ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Kryeparlamentari Konjufca takoi ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
 
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, sidomos rëndësinë e konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
 
Në takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast, Konjufca ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për ndihmën të cilën Shqipëria i ka ofruar Kosovës. 
 
Bashkëbiseduesit gjithashtu kanë shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha sferat, si dhe nevojën e mbështetjes së Kosovës në proceset e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtar. 
 
Duke folur për aktualitetin politik në Shqipëri, Konjufca ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit dhe uroi që procesi zgjedhor dhe konstituimi i institucioneve të reja të kalojnë në frymë sa më demokratike. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.