DYLON

Kryeparlamentari dhe kryeministri, javën tjetër

Avatar photo Redaksia

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për herë të parë në historinë 15-vjeçare do të jetë drejtuese e Qeverisë së Kosovës. Kjo vjen, pas marrëveshjes së arritur, të mërkurën mbrëma, ndërmjet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, me ndërmjetësim të presidentes Jahjaga

Mustafa ka konfirmuar se do ta udhëheqë ekzekutivin e vendin dhe gjysma e ministrave do të jenë nga partia e tij (LDK), përderisa siç ka thënë ai, PDK-së do t’i takojë posti i kryeparlamentarit dhe gjysma e dikastereve qeveritare, shkruan zeri.

EkoHigjiena

Po ashtu, jo zyrtarisht mësohet se PDK-së do t’i takojë edhe posti i presidentit, pas skadimit të mandatit të presidentes, Atifete Jahjaga, në fillim të vitit 2016.

Burimet e gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se strukturat e Kuvendit dhe të Qeverisë pritet të zgjidhen javën e ardhshme, pasi që të shikohen detajet e marrëveshjes, programi qeverisës, struktura qeverisëse. /zeri/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.