Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij se ka pritur në takim Qamil Isufin, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, me të cilin ka diskutuar për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e vendit në reformën fiskale për të krijuar një ambient të volitshëm për të bërit biznes.
Ja postimi i tij i plotë:
Prita në takim Qamil Isufin, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, me të cilin diskutuam për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e vendit në reformën fiskale për të krijuar një ambient të volitshëm për të bërit biznes. Viti në të cilin sapo kemi hyrë do të jetë vit i ekonomisë dhe vendeve të reja të punës. Vlerë e shtuar është rrjetëzimi i bizneseve vendore me ato të jashtme, duke krijuar kështu kompani të përbashkëta që garantojnë prosperitet të ekonomisë sonë.
RH