DYLON

Kryeministri Thaçi uron të gjithë shqiptarët për Ditën e Alfabetit

Avatar photo Redaksia

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Alfabetit Shqip.

Lexojeni të plotë postimin e Hashim Thaçit në Facebook:

EkoHigjiena

“Gëzuar ditën e Alfabetit dhe përvjetorin e 106-të të Kongresit të Manastirit, njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë. Lavdi rilindasve tanë të cilët në këtë kongres duke u dakorduar për alfabetin latin, morrën vendimin e duhur historik të orientimit të kombit njëherë e përgjithmonë drejt perëndimit. Në frymën dhe traditën e tyre, edhe ne sot duhet të luftojmë ta çojmë vendin përpara nëpërmjet arsimit, sepse sikurse thoshte me shumë të drejtë Naim Frashëri ‘dhe dritë e diturisë përpara do t’na shpjerë’. HTH”, (sic), ka shkruar Thaçi në Facebook, i cili postimit të tij ia ka bashkangjitur faksimilen e vendimit për alfabetin shqip.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.