Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, ka falënderuar shtetin e Togos që e ka njohur pavarsinë e shtetit tonë. “Shteti afrikan Togo ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës. E falënderoj Qeverinë dhe popullin togolez për këtë vendim. Urime njohja e 107-të e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.