Kryeministri: Reflektoni duke u bërë bashkë në mbrojtje të sundimit të ligjit

Kryeministri: Reflektoni duke u bërë bashkë në mbrojtje të sundimit të ligjit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar Komisionin, Kuvendin dhe deputetët që mos ta dëmtojnë sistemin e drejtësisë dhe të reflektojnë, duke u bërë bashkë në mbrojtje të sundimit të ligjit.

Ky është postimi i plotë:

“Policë, Prokurorë dhe Gjyqtarë të pavarur dhe të dinjitetshëm, do të thotë më shumë siguri dhe më shumë zhvillim ekonomik!

Në këtë mision, Qeveria e Republikës së Kosovës që në fillim të mandatit, vendosi për rritjen e pagave në këtë sektor, si pjesë e fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit.

Sot, jam i shqetësuar me vendimin e Komisionit Parlamentar, për të procesuar Ligjin për Paga, me ndryshimet në kundërshtim të misionit tonë, me paga të zvogëluara në sistemin Gjyqësor dhe Prokurorial.

Ftoj Komisionin, Kuvendin dhe deputetët që mos ta dëmtojnë sistemin e drejtësisë dhe të reflektojnë, duke u bërë bashkë në mbrojtje të sundimit të ligjit.

Unë do të vazhdojë të luftoj për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve në të gjitha etapat – komision, diskutim e seancë, ashtu si kam luftuar e qëndruar deri më tash”.

KOMENTE