DYLON

Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës

Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Inspektoratin Policor të Kosovës, institucion për të cilin tha se është tejet i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe në themel të besimit publik në Republikën e Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeministri në detyrë Kurti tha se viteve të fundit IPK-ja ka rritur ndjeshëm efikasitetin në trajtimin e ankesave të qytetarëve, duke u shndërruar në një adresë të besueshme institucionale për çdo shqetësim ndaj veprimeve të policisë sonë.

EkoHigjiena

“Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër. Një polici më e pastër do të thotë një shtet më i drejtë dhe një shtet më i drejtë do të thotë më shumë besim për qytetarët”, tha ai.

Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se Inspektorati Policor i Kosovës e ka forcuar praninë institucionale në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe katër komunat në veri të vendit, duke rritur qasjen, besimin dhe barazinë institucionale për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.