DYLON

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim senatoren amerikane Ernst

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim senatoren amerikane Ernst
Avatar photo Redaksia

“Pas takimit në Washington DC në shtator të vitit 2025, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim sot senatoren Joni Ernst, një ndër avokueset më të zëshme për Kosovën në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimi ne Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Kurti e falënderoi Senatoren Ernst për mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në thellimin e partneritetit midis dy shteteve tona.

EkoHigjiena

Kryeministri e informoi senatoren për progresin e dukshëm që Kosova ka shënuar në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e situatës së brendshme të sigurisë.

Ai e ritheksoi qëndrimin e Qeverisë, që Kampi Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë të përhershme ushtarake në Republikën e Kosovës. Një prezencë e tillë do të shërbente si garantuese për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon, si dhe një bazë strategjike për operacionet e NATO-s në Evropën Juglindore.

Kryeministri Kurti dhe senatorja Ernst biseduan edhe për situatën politike në Kosovë dhe për rëndësinë e vazhdimit të diskutimeve mes partive politike parlamentare për të arritur një marrëveshje për formimin e institucioneve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.