DYLON

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim profesorin amerikan dhe mikun e Kosovës, Daniel Serwer

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim profesorin amerikan dhe mikun e Kosovës, Daniel Serwer
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim profesorin amerikan dhe mikun e madh të Kosovës, Daniel Serwer.

Gjatë takimit, Kryeministri shprehu kënaqësinë për takimin me profesorin Serwer, të cilin e vlerësoi si një zë të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës. Me këtë rast, profesor Serwer ishte mysafiri i parë amerikan të cilit Kryeministri ia uroi përvjetorin e 250-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

EkoHigjiena

Në takim u diskutua për një gamë të gjerë temash me rëndësi, përfshirë situatën e brendshme politike, hapat që Kosova po ndërmerr në përgatitje për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe zhvillimet gjeopolitike dhe implikimet e tyre për sigurinë e vendit.

Kryeministri theksoi se Kosova është me fat që ka një mik si Daniel Serwer, i cili, siç u shpreh ai, nuk ka hezituar asnjëherë të flasë të vërtetën për popullin e Kosovës dhe për kërcënimet që Serbia paraqet ndaj sigurisë rajonale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.