DYLON

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme dhe koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s. Gjatë tij u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe në rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë, institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it, në shërbim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti e vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm me KFOR-in dhe theksoi gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.

Kryeministri falënderoi komandantin Ulutaş për kontributin dhe për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.