Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim disa prej miqve të ngushtë të Ukshin Hotit

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim disa prej miqve të ngushtë të Ukshin Hotit

Sot , disa prej miqve të ngushtë të Ukshin Hotit, Sherif Konjufca, Ekrem Kryeziu, Ali Kryeziu, Mentor Kaçi, i bënë një vizitë kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga Enver Dugolli dhe Liburn Aliu.

Biseda mbuloi që prej kujtimeve të burgut deri në rrethanat e inteligjencës politike.

Aliu, Ekremi dhe Mentori kanë qenë të dënuar bashkë me Ukshinin në vitin 1981.

Enveri dhe Liburni kanë qenë shokët e burgut të Dubravës, prej ku edhe u zhduk Ukshin Hoti.

Ali Kryeziu tha dy përcaktime. Ukshini ka qenë ideolog, jo politikan. Sepse nuk mund ta thjeshtosh kurrë kompleksitetin e dijes së tij në analizues rrethanash, por vetëm ta ndeshësh si sintetizues politike.

Ai ka qenë pra më shumë se ç’mund të themi për të. Ishte në natyrën e tij, si mendues e veprues, të trondiste çdo konceptim me një artikulim që e përmbyste dëshirën për me u vendos në një marrëdhënie të qetë me kohën.

KOMENTE