DYLON

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës në Zvicër, Shasime Osmani

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës në Zvicër, Shasime Osmani
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputeten me origjinë shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Bernës, Shasime Osmani, e zgjedhur nga radhët e Partisë Socialdemokrate (SP).

Kryeministri e uroi për detyrën e re, duke vlerësuar kontributin e mërgatës shqiptare në Zvicër dhe rolin gjithnjë e më të madh të shqiptarëve në jetën politike e shoqërore të vendit. Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e arsimit, barazisë së mundësive dhe fuqizimit të grave në politikë, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

EkoHigjiena

Kryeministri vlerësoi angazhimin e znj. Osmani dhe rrugëtimin e saj si shembull frymëzues për të rinjtë dhe për komunitetin shqiptar në diasporë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.