DYLON

Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe te lapidari i zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës

Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe te lapidari i zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës
Avatar photo Redaksia

Në Ditën Memoriale të Policëve të Rënë në Detyrë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, bëri homazhe te lapidari i zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.

“Dita e sotme përputhet me 15-vjetorin e vrasjes së Enver Zymerit, i cili po zbatonte ligjin e Republikës, po mbronte integritetin territorial, po garantonte siguri, paqe e të drejta për të gjithë pa dallim, por dora kriminale e strukturave të Serbisë, qëlloi për vdekje mbi të, dhe që prej atëherë Enver Zymerin ne e kujtojmë si Hero të Kosovës, si hero të shtetësisë tonë e të pavarësisë tonë, i cili po zbatonte ligjin, dhe me rënien e tij frymëzoi e inspiroi shumë e shumë policë të Kosovës, që ishin në detyrë por edhe të tillë që t’i bashkohen asaj”, tha kryeministri Kurti.

EkoHigjiena

Ai më tej shtoi se Republika e Kosovës është më e sigurt se kurrë më parë edhe për shkak se Policia e Kosovës është më e fortë se kurrë më parë.

Kryeministri tha se Policia e Kosovës përjetoi një goditje të rëndë më 5 nëntor të vitit 2022, kur afër 550 policë të komunitetit serb u tërhoqën në mënyrë kolektive në veri të Ibrit me urdhër të Beogradit, por tutje theksoi se “qëllimi i tyre dështoi meqenëse nuk është rrënuar shumë etnia si përbërje e policisë tonë, dhe as nuk është cenuar sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe stabiliteti institucional siç kanë synuar ata”.

“Në këto vitet e fundit në disa valë të rekrutimeve të reja janë rreth 200 policë të komunitetit serb të cilët janë inkuadruar në policinë tonë, dhe në kuadër të kësaj force të gjithmbarshme e cila është e përbërë prej 10 mijë pjesëtarëve, kontribuojnë që në Kosovë të sundoi ligji, të ketë paqe e qetësi, të ketë të drejta e siguri, për të gjithë qytetarët njësoj dhe duke përfshirë të gjitha komunitetet”, tha kryeministri në detyrë Kurti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.