DYLON

Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe pranë varreve të heronjve Ilir Konushevcit e Dr. Hazir Malajt

Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe pranë varreve të heronjve Ilir Konushevcit e Dr. Hazir Malajt
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe këshilltarin e kryeministrit dhe në të njejtën kohë drejtorin e zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici bënë homazhe pranë varreve të heronjve Ilir Konushevcit e Dr. Hazir Malajt.

I gjithë shekulli XX-të ishte shekull i rezistencës shqiptare. Ndonjëherë ishte legale, e shpesh ilegale. Kulmi i rezistencës ishte UÇK-ja. Formacioni me të cilin nuk u evitua përballja me armikun. Me UÇK-në, e drejta jonë politike u pajis edhe me forcë për zbatimin e kësaj të drejtë.

Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj ishin ndër të parët. Kushdo që vinte pas tyre e kishte më kollaj. Ata iu rrekën pa pushim maleve që ndajnë fizikisht Kosovën prej Shqipërisë. Ata ishin vetë shpirti i kombit, që lufton gjeografinë e kombit. Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj ishin shumë të vetëdijshëm që epërsia morale dhe njerëzore ishin në anën e shqiptarëve. Atyre iu mungonte armatimi. Prandaj, ata dy jo vetëm që luftuan por edhe punuan për luftën. Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj po bënin më shumë se luftë çlirimtare; po e mundësonin luftën çlirimtare.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.