DYLON

Kryeministri në detyrë dhe Drejtoresha e MCC-së nënshkruajnë amandamentimin e Marrëveshjes CDF

Kryeministri në detyrë dhe Drejtoresha e MCC-së nënshkruajnë amandamentimin e Marrëveshjes CDF
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, bashkë më delegacionin e MCC-së, kanë nënshkruar amandamentimin e Marrëveshjes CDF (Compact Development Fund), që do të mbështesë aktivitetet e profizibilitetit të projekteve të dorëzuara nga Qeveria e Kosovës në MCC në korrik të këtij viti.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj e ka njoftuar Drejtoreshën Nguyen për zhvillimet e fundit në vend, duke thënë se Kosova ka arritur të ndërtojë demokraci të qëndrueshme duke forcuar institucionet e vendit dhe në këtë rrugëtim do të vazhdojë angazhimin që të avancojë edhe në partneritete të kësaj natyre, që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve tanë dhe në fuqizimin ekonomik të vendit.

EkoHigjiena

“Kontributi i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm dhe programi Millenium Challange Corporation (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që SHBA-ja kanë dhënë për Kosovën, dhe veçmas tani me programet e MCC-së që mbështet përpjekjet e qeverisë për reforma në fusha të ndryshme.

Më tej, kryeministri në detyrë Haradinaj, vlerësoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është një tjetër hap i madh, që çon në zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të shumë projekteve të rëndësishme në vend dhe Kosova është e vendosur që të zbatojë obligimet e saj karshi këtij bashkëpunimi.

Ndërkaq, Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine falënderoi kryeministrin në detyrë, Haradinaj, për pritjen e sotme dhe vlerësoi se Qeveria e Kosovës ka qenë partner në këtë rrugëtim duke mirëpritur thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.