Kryeministri në detyrë Albin Kurti priti medalisten e artë të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, Donjeta Sadiku
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim fituesen e medaljes së artë në boks në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, Donjeta Sadiku.
Teksa u shpreh krenar, kryeministri Kurti e uroi për medaljen e artë dhe e falënderoi për përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës në këtë garë ndërkombëtare në Itali.
“Nga Taranto, Donjetën e mirëprita sot në zyrën time. Medaljen e artë më tha se ia ka dedikuar Kosovës, e unë përzemërsisht e falënderova për punën e pandalshme dhe angazhimin e pashoq në sportin e boksit. Fitoren në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do ta mbajmë mend gjatë, sepse është historike”, tha kryeministri.
Ai shtoi se “përderisa Donjeta, së bashku me trajneren e saj, Marjola Sallauka, menjëherë po përgatiten për Kampionatin Evropian që mbahet muajin e ardhshëm, bashkërisht diskutuam edhe për medaljet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”. /2LONLINE/
