DYLON

Kryeministri Mustafa viziton Gjilanin dhe Kamenicën

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryeministri I Republikës së Kosovës Isa Mustafa do të vizitojë sot Gjilanin e Kamenicën. Sipas agjendës së paraparë, kryeministri Mustafa në ora:10:00, do t’i bëjë një vizitë Fabrikës së Radiatorëve “Enrad”- Gjilan, pastaj do të vizitojë Shtëpinë e Rinisë ku pritet takim me të rinj, për të marrë pjesë pastaj në përurimin e parkut në Lagjën “Dardania”, (Ora:11:00h – 12:00h).

Po ashtu kryeministri i vendit do të vizitojë edhe komunë ne Kamenicës ku do të takohet me kreun e komunës Begzad Sinanin. Sipas zyrtarëve komunal të Kamenicës, në këtë takim pritet të bisedohet për projektet e realizuara dhe prioritetet e Komunës së Kamenicës. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.