DYLON

Kryeministri Mustafa viziton Fabrikën e Radiatorëve “Enrad”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar me ministra të kabinetit qeveritar, ka vizituar sot Komunën e Gjilanit dhe njëra ndër ndalesat e tij ishte edhe vizita në Fabrikën e Radiatorëve “Enrad”. Gjatë vizitës në Fabrikën “Enrad”, e cila pas privatizimit ka të punësuar mbi 200 punëtorë dhe eksporton në dhjetë vende të ndryshme, kryeministri Mustafa u zotua për përkrahje më të madhe në sektorin e prodhimit.

“Këtu pamë një shembull të një privatizimi i cili ka shkuar mjaft vështirë, por për fat të mirë i cili është treguar shumë i suksesshëm falë një ndërmarrësie dhe një insistimi që firma të aktivizohet. Sot kemi pjesëmarrjen e kësaj firme në tregun regjional dhe në tregun evropian, eksportin e produkteve mbi dhjetë vende, që është për ne e rëndësisë themelore. Kemi një përmirësim maksimal të cilësisë dhe të konkurrencës, sepse pa qenë konkurrente është vështirë të eksportohet jashtë, dhe po ashtu kemi një ringjallje të sektorit të prodhimit i cili në Kosovë na mungon dhe për të cilin jemi shumë të interesuar që ta përkrahim”, tha kryeministri.

EkoHigjiena

Kryeministri Mustafa, po ashtu, tha se do të shikohet edhe çështja e importimit të materialit i cili nuk prodhohet në vend dhe që shfrytëzohet për këto produkte, në mënyrë që të zbutet konkurrenca me vendet fqinje.

“Natyrisht duhet një përkrahje më e mirë e sektorit bankar përmes kredive më cilësore dhe më të përshtatshme për sektorin e prodhimit për të cilin ne jemi të interesuar që ta zhvillojmë”, tha kryeministri.

Pronari i Fabrikës “Enrad”, Mejdi Rexhepi, falënderoi kryeministrin për vizitën, duke e cilësuar si inkurajim që tash e tutje të punohet edhe më shumë në rritjen e kapaciteteve por edhe të biznesit në përgjithësi. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.