DYLON

Kryeministri Mustafa takoi Auditorin e Përgjithshëm

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar sot Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani, me të cilin ka biseduar lidhur me progresin në reformën e menaxhimit të financave publike si dhe aplikimin e standardeve të njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira evropiane të auditimit në sektorin publik.

Kryeministri Mustafa theksoi se Qeveria e Kosovës përkrah fuqishëm institucionin e Auditorit të Përgjithshëm dhe siguroi se do të respektohet plotësisht pavarësia funksionale, financiare dhe operative e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

EkoHigjiena

Auditori i Përgjithshëm e ka informuar kryeministrin lidhur me përgatitjet për implementimin e ligjit të ri për Auditorin e Përgjithshëm, bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare të auditimit dhe planet afatmesme për zhvillimin e sektorit të auditimit në Kosovë. Ai, poashtu, ka kërkuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e një hapësire publike ku Zyra e Auditorit të Përgjithshëm do të mund të zhvillojë aktivitetin e vet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.