DYLON

Kryeministri Mustafa priti përfaqësues të komunitetit goranë

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot një delegacion të komunitetit goran të Kosovës, të cilët i ka uruar për Ditën e këtij komuniteti, që shënohet më 6 maj

Kryeministri, siç njoftoi kabineti i tij, ka vlerësuar angazhimet e përbashkëta të komuniteteve në ndërtimin e Republikës së Kosovës dhe ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për të përkrahur të gjitha komunitetet pakicë, përfshirë edhe atë goran, për integrimin e plotë në shtetin dhe në shoqërinë kosovare, njofton kumtesa kryeministrore.

EkoHigjiena

Mustafa po ashtu ka vlerësuar se komunitetet pakicë janë tregues i harmonisë ndëretnike e ndërfetare, si dhe multikulturalizmit në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e komunitetit goran, të cilët kanë përfaqësuar një numër të organizatave joqeveritare, kanë shprehur angazhimet për fuqizimin e rolit të tyre në shtetin e Kosovës, duke shprehur edhe shqetësimet e tyre aktuale.

Ata kanë ftuar kryeministri që të vizitojë vendbanimet e tyre dhe që të ofrohet më shumë përkrahje e të fuqizohet bashkëpunimi me këtë komunitet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.