DYLON

Kryeministri Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadoren e Turqisë, Songul Ozan

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan. Kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadoren Ozan për kontributin e saj për proceset në Kosovë, duke shprehur mirënjohje të posaçme për angazhimin e saj të fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa po ashtu vlerësoi përkrahjen që shteti turk po jep për Kosovën në shumë fusha, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral.

EkoHigjiena

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, ka falënderuar kryeministrin Isa Mustafa dhe institucionet e Kosovës për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit të saj në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e saj të mëtutjeshme për Kosovën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.