DYLON

Kryeministri Mustafa priti ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të hënën në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë.  Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ambasadorët kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kryeministri Mustafa ripërsëriti përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të proceseve, për ruajtjen e stabilitetit në vend si dhe për përmbushjen e prioriteteve të Qeverisë.

EkoHigjiena

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu falënderoi ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Qeverisë në fuqizimin e proceseve në Republikën e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.