DYLON

Kryeministri Mustafa: Nominimi i filmit “Shok” për Oscar, ngjarje historike për Kosovën

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përshëndet nominimin për çmimin prestigjioz Oscar, të filmit “Shok”. Kryeministri Isa Mustafa, e konsideron si një lajm shumë të mirë për artin dhe kulturën në Kosovë, duke përgëzuar të gjithë profesionistët e filmit, që kanë kontribuar për realizimin me sukses të këtij filmi, tashmë historik për kinematografinë kosovare.

“Nominimi i filmit “Shok” për Oscar është lajm shumë i rëndësishëm për kulturën tonë në përgjithësi. Republika e Kosovës, falë punës, kreativitetit dhe përkushtimit të njerëzve të saj, dhe në bashkëpunim me njerëzit e vendeve tjera mike, po ecën e sigurt drejt sukseseve kulmore në të gjitha fushat e jetës”, tha kryeministri Mustafa.

EkoHigjiena

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, bashkë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të mbështesë aktivitetet që lidhen me promovimin dhe përkrahjen e filmit “Shok”, i cili është mbështetur edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.