DYLON

Kryeministri Mustafa në vizitë zyrtare në Tiranë

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo është vizita e parë e tij zyrtare në Tiranë prej kohës kur ka marrë drejtimin e ekzekutivit të Kosovës. Mustafa pritet të takohet me krerët e shtetit të Shqipërisë.

Gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala, do të zhvillojë takime me liderët kryesorë institucional dhe politik të Shqipërisë.

EkoHigjiena

Kryeministri Mustafa, përveç takimit me homologun Rama, do të pritet edhe nga presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Gjatë vizitës, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete tjera të shquara të jetës politike e akademike në Republikën e Shqipërisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.