DYLON

Kryeministri Mustafa: MSA-ja baza kontraktuale e Kosovës evropiane

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim delegacionin e Parlamentit Evropian, i cili do të marrë pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar BE-Kosovë për Stabilizim Asociim.

Në kuadër të këtij delegacioni, të kryesuar nga Tonino Picula, ishin zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, europarlamentarët Dubravka Suica, Tanja Fajon, Jozo Rados, Georgios Kyrtsos dhe Julie Ward.

EkoHigjiena

Kryeministri Isa Mustafa i njoftoi për progresin në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik, në proceset eurointegruese dhe anëtarësimin e vendit në organizatat evropiane dhe ndërkombëtare.

Duke veçuar rëndësinë që ka për Kosovën hyrja në fuqi e MSA-së, kryeministri Isa Mustafa tha se ky dokument kontraktual i hap Kosovës një perspektivë të fuqishme ekonomike, politike dhe në proceset tjera evropiane, duke pasur parasysh edhe rekomandimin për liberalizimin e vizave.

Kryeministri poashtu foli për hapat konkret që Qeveria po ndërmerr në zbatimin e MSA-së, në mënyrë që ajo të jap efektet e pritura në të gjitha fushat e jetës.

Kryeministri Mustafa theksoi edhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe për heqjen e njollës së korrupsionit dhe stigmatizimit që i është bërë Kosovës në këtë drejtim.

“Qeveria e Kosovës dhe qytetarët e vendit janë të përkushtuar në realizimin e reformave eurointegruese dhe në fuqizimin e gjithanshëm të shtetit dhe progresit në Kosovë”, tha kryeministri, duke shprehur mirënjohje për Parlamentin Evropian, për eurodeputeten Lunacek dhe të gjithë pjesëtarët tjerë, për përkrahjen e jashtëzakonshme për proceset në Kosovë.

Anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian dhanë vlerësimet dhe sugjerimet e tyre për proceset që lidhen me zbatimin e MSA-së dhe zhvillimet tjera, duke shprehur përkrahjen e tyre për Kosovën në këtë rrugë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.