DYLON

Kryeministri Mustafa mori pjesë në Konferencën Rajonale të Promovimit dhe Edukimit Shëndetësor

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në Konferencën e Parë Rajonale të Promovimit dhe Edukimit Shëndetësor, organizuar me rastin e 90 vjetorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Para personaliteteve të shumta të shëndetësisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, kryeministri Isa Mustafa ka uruar përvjetorin e 90 të fillimit të veprimtarisë së shëndetit në Kosovë, si dhe hapjen e punës së Konferencës së Parë Ndërkombëtare të Promovimit dhe Edukimit Shëndetësor.

EkoHigjiena

Kryeministri Mustafa, ndër të tjera, bëri të ditur se po punohet me ngulm që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për t’u bërë pjesë e një koalicioni të gjerë shëndetësor botëror.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.