DYLON

Kryeministri Mustafa: Kosova në tërësi i ka përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kanë takuar sot ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë. Temë e takimit ka qenë përmbushja e kritereve për liberalizimin e vizave.

Kryeministri Mustafa dhe ministri Çollaku kanë njoftuar të pranishmit se Kosova në tërësi i ka përmbushur kriteret teknike për liberalizimin e vizave dhe se Kosova pret që BE-ja të marr vendimin e premtuar politik, i cili do të rekomandonte që nga viti i ardhshëm edhe qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.