DYLON

Kryeministri Mustafa kërkoi përkrahjen e Italisë në proceset integruese euroatlantike

Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministren e Mbrojtjes të Italisë, Roberta Pinotti. Gjatë takimit u bisedua për fuqizimin e vazhdueshëm të sektorit të sigurisë në Kosovë dhe rezultatet konkrete në këtë drejtim.

Fillimisht, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e arritur në zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe proceset integruese euroatlantike.

EkoHigjiena

Duke folur për sektorin e sigurisë, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Kosovës në përpjekjet globale kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

Në këtë kontekst, kryeministri Isa Mustafa bëri të ditur se falë veprimeve legjislative dhe operative të institucioneve të Kosovës janë arritur rezultate inkurajuese, duke veçuar parandalimin e shkuarjes së njerëzve në luftërat e huaja.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, vlerësoi lart rolin e KFOR-it dhe trupave italiane në kuadër të saj, për Kosovën.

Duke falënderuar për përkrahjen italiane, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahje të mëtejshme për proceset euroatlantike, duke shprehur njëkohësisht përkushtimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Italinë.

Ministrja e Mbrojtjes e Italisë, Roberta Pinotti, vlerësoi lartë progresin në Kosovë, me theks të posaçëm në sektorin e sigurisë.

Ministrja Pinotti, po ashtu, shprehu përkrahjen e Italisë për Kosovën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.