DYLON

Kryeministri Mustafa ka thirrur në takim urgjent kabinetin e tij

Avatar photo Redaksia

Burime nga Qeveria, kanë bërë të ditur për portalin INFOKUSI, se kryeministri i ka ftuar të gjithë ministrat që të takohen nga ora 15:30 deri në 16:00 në kabinetin e tij në kryeministri.

Sipas këtij burimi, kryeministri Musfata ka ftuar ministrat e tij për një konsultim para se të shkojnë në mbledhjen e Kuvendit e cila fillon nga ora 16:00.

EkoHigjiena

“Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, por takimi është ftuar që të konsultohen i gjithë kabineti para se të fillojë mbledhja e qeverisë”, ka thënë ky burim i portalit INFOKUSI.

Ndryshe, edhe sot opozita ka paralajmëruar bllokimin e seancës së Kuvendit duke insistuar që nuk do të lejojnë që të mbahet deri në realizimin e kërkesave të tyre, e që janë anulimi i marrëveshjes për Asosacionin e Komunave Serbe dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.