DYLON

Kryeministri Mustafa duhet të reagojë ndaj deklaratave të Vuçiqit

Avatar photo Redaksia

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se kryeministri Mustafa duhet të reagojë ndaj deklaratave të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Vuçiq, ka thënë se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Deklarata e plotë e Krasniqit:

EkoHigjiena

Ky Vuçiqi tha: “Kurrë nuk do ta njohim Kosovën.

Pyetja është: Kryeministri ynë, a ka përgjigje për Vuçiqin, fjalën e kam për një përgjigje të merituar?

Nuk e di se çka do të thotë kryeministri ynë, por, Vuçiqi e vuçiqët e meritojnë një përgjigje adekuate. Po a do ta marrin përgjigjen e duhur, unë nuk besoj. Do të dëshiroja që këtu të jam i gabuar.

Unë do të dëshiroja që kryeministrat tanë t’ju përgjigjeshin vuçiqëve si deputetëve të opozitës në Kuvendin e Kosovës. Por kjo vështirë të ndodhë. Kryeministri serb në Sllovaki, Aleksandar Vuçiq, paska thënë: “Raporti i Serbisë me Kosovën nuk do të ndryshojë”. “Gjithmonë do të bisedojmë me shqiptarët nga Kosova, por kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiq në Bratislavë, pas takimit me kryeministrin sllovak, Robert Fico, transmeton Telegrafi.

Kësaj të thënie, Kryeinstitucionalistët tanë duhet t’ia dhënë një përgjigje. Por përgjigje flakë për flakë nuk pamë. Nuk e di, nëse do t’i thonë diçka, sy me sy kur të takohen në Bruksel me Vuçiqin?