DYLON

Kryeministri Kurti vuri kurora lulesh dhe bëri homazhe para varrit të profesorit Ejup Statovci

Kryeministri Kurti vuri kurora lulesh dhe bëri homazhe para varrit të profesorit Ejup Statovci
Avatar photo Redaksia

Në 24- vjetorin e protestave studentore dhe në nderim të veprës së profesorit Ejup Statovci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vënë kurora të freskëta lulesh dhe ka bërë homazhe para varrit të tij.

Në kujtim të protestës studentore paqësore të 1 tetorit 1997, kryeministri Kurti së bashku me familjarët e profesorit Statovci, profesoreshën Drita Halimi Statovci dhe znj. Anila Statovci, me profesorin Ahmet Geca, si dhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj proteste, ministrin Xhelal Sveçla, zëvendësministrin Hysen Durmishi, Bujar Dugollin, Fatban Bunjakun, Jeton Rexhën, Lulëzon Jagxhiun, Mentor Bogajn, Milot Cakajn, Mihane Salihun, dhe Veton Demajn, nderuan ish rektorin e Universitetit të Prishtinës, profesorin Ejup Statovci, drejtues i universitetit të vetorganizuar shqiptar dhe intelektual që priu në protestat e 1997-ës.

EkoHigjiena

Duke evokuar kujtime të viteve e ’90-ta, të rezistencës aktive dhe përpjekjes për liri, u vlerësua akademiku i rezistencës dhe juristi i qëndresës, që ishte në ballë të universitetit më 1991, kur duhej rifilluar ai si i pavarur prej pushtuesit serb, pas dëbimit nga objektet zyrtare të Universitetit të Prishtinës. /2LONLINE.com/