DYLON

Kryeministri Kurti vizitoi Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike e cila ka filluar me ofrimin e shërbimeve të reja

Kryeministri Kurti vizitoi Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike e cila ka filluar me ofrimin e shërbimeve të reja
Avatar photo Redaksia

Me t’u kthyer nga Zvicra, ku kishte qëndruar gjatë kësaj jave për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe i shoqëruar nga drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi vizituan Klinikën e Stomatologjisë.

Aty, përveç bashkëbisedimit me stomatologët, u njoftua nga afër edhe me tri shërbimet e reja në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë, të cilat janë fiksimi i protezave, oksiduli i azotit dhe implantologjia e që kanë filluar në më pak se një vit. Ai vlerësoi lartë shërbimin cilësor e pritjet e shkurta të pacientëve, derisa stomatologët i falënderoi për punën e angazhimin e tyre.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu vizitoi Emergjencën dhe Klinikën e Kirurgjisë dhe Ortopedisë, për t’u njoftuar edhe një herë me gjendjen e 13 pacientëve të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës, të cilët i kishte vizituar edhe fundjavën e kaluar, në ditën e aksidentit.

“Mjekët, infermierët po bëjnë krejt çfarë munden edhe dinë. Profesionalizimi edhe përkushtimi i tyre është i lartë dhe gjithashtu pamë, si në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë edhe këtu, rregull e disiplinë, por në të njëjtën kohë edhe pacientë të cilët na treguan drejtpërsëdrejti që janë të kënaqur me shërbimet që marrin dhe me trajtimin që gëzojnë”, tha kryeministri. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.