DYLON

Kryeministri Kurti vizitoi Qendrën këshilluese për gra

Kryeministri Kurti vizitoi Qendrën këshilluese për gra
Avatar photo Redaksia

Mbështetja për gratë e vajzat dhe fuqizimi ekonomik i tyre, ishin në qendër të vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Qendrën këshilluese për gra (Consulting Center for Women).

Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe organizatave joqeveritare u theksua në takimin me znj.Sanija Murati, drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Lady”. U potencua domosdoshmëria e nismave të përbashkëta për ta shpirë përpara zhvillimin dhe barazinë në shtetin tonë. U tha se nuk mund të ketë barazi në shoqëri, pa barazi gjinore.

EkoHigjiena

Në kuadër të Pakos së ringjalljes ekonomike, vëmendje e veçantë i është dhënë fuqizimit të grave në ekonomi e shoqëri, tha Kryeministri Kurti. Ai theksoi veprimet e ndërmarra nga Qeveria, sikurse Masa 1.3 Mbështetja e Punësimit të Grave, në kuadër të së cilës ka pasur 3.571 punëtore përfituese dhe 1.490 biznese përfituese; si dhe masa 2.1.2 Mbështetja e bizneseve, që janë në pronësi të grave, ku deri më tani, kemi pasur 43 aprovime. Në total, vlera e subvencionimit është 491.988 euro, kurse vlera e kreditimit të mundësuar tejkalon 3 milionë euro.

Në këtë takim, u bisedua për punën e Qendrës këshilluese për gra drejt arritjes së kompetencave profesionale dhe personale të grave dhe vajzave, duke krijuar mundësi të integrimit në shoqëri përmes projekteve socio-ekonomike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.