DYLON

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Basha dhe Thaqi në Komunën e Kamenicës

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Basha dhe Thaqi në Komunën e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje vizitoi për ngushëllime familjen Basha në Hodonoc dhe familjen Thaqi në Muqiverc.

I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryeministri u shprehu ngushëllimet me të thella familjeve Basha dhe Thaqi për humbjen tragjike të më të dashurave të tyre, Arbnora Bashës (23) dhe Antiana Thaqit (23).

EkoHigjiena

Ai gjithashtu i uroi familjes Basha shërim dhe rikuperim sa më të shpejtë të vajzës së tyre, Arlinda Bashës, e cila mbeti e lënduar nga aksidenti i të premtes së 14 marsit që i mori jetën Arbnorës dhe Antianës.

Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi ishin studente në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.