DYLON

Kryeministri Kurti vizitoi IPK-në

Kryeministri Kurti vizitoi IPK-në
Avatar photo Redaksia

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Gjatë këtij takimi, Hodaj e informoi Kryeministrin Kurti për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës.

EkoHigjiena

Temë e diskutimit ishin edhe trajtimi i ankesave të qytetarëve, inspektimet si dhe angazhimet tjera të IPK-së drejt fuqizimit të integritetit policor.

Në fund të takimit Kryeshefi Hodaj e falënderoi Kryeministrin Kurti për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së si një mekanizëm i rëndësishëm i sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Kjo ishte vizita e parë e Kryeministrit Kurti në IPK i cili falënderoi zyrtarët për pritjen duke shprehur mbështetjen e Qeverisë për fuqizimin e rolit të Inspektoratit Policor si mekanizëm i kontrollit dhe mbikëqyrjes së policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.