DYLON

Kryeministri Kurti vizitoi Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust)

Kryeministri Kurti vizitoi Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust)
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizituan gjatë ditës së sotme Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust).

Prezent në takim nga ana e Trustit ishin Kryetari i Bordit, Emanuel Bajra dhe anëtarët Mimoza Mustafa, Trim Shala dhe Shpresim Vranovci, si dhe Adrian Zalli, Drejtor Menaxhues.

EkoHigjiena

Gjatë diskutimit, kryeministri Kurti konfirmoi mbështetjen për institucionin, sidomos në avancimin profesional dhe ngritjen e resurseve njerëzore në fushën e financave. Ai shtoi se fuqizimi i institucionit është i rëndësishëm, marrë parasysh peshën e madhe që fondi ka krahas ekonomisë, por edhe si instrumenti kryesor për sigurimin e një pensioni të dinjitetshëm në të ardhmen.

Kjo ishte vizita e parë e një kryeministri të shtetit në zyrat e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, që prej pavarësisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.