DYLON

Kryeministri Kurti u takua në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi

Kryeministri Kurti u takua në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhënien ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit, si pjesë e procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, me theks te angazhimi i vazhdueshëm dhe progresi që Kosova ka bërë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian për reforma dhe përsëriti kërkesën, që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në takimin, që i paraprinë mbledhjes së katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ishin edhe Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.