DYLON

Kryeministri Kurti u takua me Odën Ekonomike Austriake dhe përfaqësues të bizneseve austriake

Kryeministri Kurti u takua me Odën Ekonomike Austriake dhe përfaqësues të bizneseve austriake
Avatar photo Redaksia

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Odën Ekonomike Austriake dhe përfaqësues të bizneseve austriake. 

Si partnere e rëndësishme në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, Austria vijon të ketë një rol domethënës në prosperitetin e vendit dhe avancimit demokratik të shtetit tonë.  

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti shprehu vlerësimin e lartë për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, duke shprehur dhe gatishmërinë për të shikuar tutje format e mënyrat se si mund të bëhet më shumë e më mirë në marrëdhëniet mes nesh.

Ai i falënderoi tetë bizneset austriake të pranishme në takim por edhe përmes investimeve të tyre në Kosovë, pjesë e gjithsej 130 kompanive austriake të cilat veprojnë në vendin tonë. Ai theksoi gatishmërinë dhe vullnetin e plotë për të dëgjuar mbi përvojat dhe idetë e tyre si biznese që kontribuojnë në ekonominë tonë, si dhe mbi mundësitë për të zgjeruar investimet austriake në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.