DYLON

Kryeministri Kurti u takua me kongresistin amerikan Joe Wilson

Kryeministri Kurti u takua me kongresistin amerikan Joe Wilson
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara New York, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me kongresistin amerikan Joe Wilson, bashkëkryesues i Komisionit të Helsinkit të SHBA-së dhe anëtar i Komisioneve për Punë të Jashtme dhe Forcat e Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve.

Kryeministri Kurti theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati më i rëndësishëm i Kosovës dhe se ky partneritet mbetet themelor për sigurinë, zhvillimin dhe perspektivën euroatlantike të Republikës sonë.

EkoHigjiena

Në takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, me fokus në siguri dhe mbrojtje, investime dhe sundim të ligjit. Po ashtu u bisedua për synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe për partneritetin e FSK-së me Gardën Kombëtare të Iowa-s, që nga viti 2011. Ndërsa u theksua se nga konsumuese, Kosova është shndërruar në kontribuuese në sigurinë ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti dhe kongresisti Wilson gjithashtu folën për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e ruajtjes së orientimit euroatlantik të rajonit dhe për pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Me kongresistin Wilson, i cili është njëherësh aktiv në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, kryeministri Kurti diskutoi edhe për aspiratën e Kosovës që të avancojë drejt pjesëmarrjes së plotë në OSBE.

Vëmendje të veçantë iu kushtua shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nënpërfaqësimit të tyre në institucionet publike, polici, gjyqësor e shëndetësi, pasivizimit të adresave, pengesave ndaj arsimit në gjuhën shqipe dhe mosnjohjes së diplomave të fituara në Kosovë. I shoqëruar edhe nga deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, dhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryeministri kërkoi që të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të mbrohen në Komisionin e Helsinkit dhe shkelja e tyre të trajtohet në komunikimet me Beogradin.

Kryeministri Kurti e falënderoi kongresistin Wilson për mbështetjen ndaj Kosovës dhe për angazhimin në çështjet e sigurisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në rajon. Ai e ftoi kongresistin Wilson që ta vizitojë përsëri Republikën e Kosovës, së bashku me një delegacion të Kongresit amerikan, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.