DYLON

Kryeministri Kurti u prit në takim nga Komisioneri i BE-së për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Kryeministri Kurti u prit në takim nga Komisioneri i BE-së për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
Avatar photo Redaksia

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, u prit në takim nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Janusz Wojciechowski.

Kryeministri Kurti theksoi se bujqësia zë vend të rëndësishëm në programin qeverisës. Delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Kurti prezantoi planet e Qeverisë për reforma në bujqësi, që për qëllim kanë ngritjen e prodhimit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, si dhe ringjalljen e fshatit. Ai shtoi se Qeveria do të bashkëpunojë ngushtë me Bashkimin Evropian në planifikimin e fondeve IPA, në mënyrë që ato të jenë në harmoni me programin e qeverisë dhe kërkesat e vendit tonë për bujqësi. Kryeministri po ashtu kërkoi mbështetje nga komisioneri Wojciechowski për të përshpejtuar qasjen e Kosovës në instrumentin e para-anëtarësimit për zhvillim rural (IPARD).

EkoHigjiena

Komisioneri Wojciechowski konfirmoi mbështetjen për përpjekjet e Kosovës për harmonizim të legjislacionit që rregullon bujqësinë dhe zhvillimin rural, sigurinë e ushqimit, shëndetin e kafshëve dhe mbrojtjen e bimëve, si dhe për të vendosur procedurat e duhura të monitorimit dhe kontrollit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.