DYLON

Kryeministri Kurti u prit në takim në Akademinë Austriake të Shkencave nga profesori Oliver Schmitt

Kryeministri Kurti u prit në takim në Akademinë Austriake të Shkencave nga profesori Oliver Schmitt
Avatar photo Redaksia

Qëndrimin në Austri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e filloi me një takim në Akademinë Austriake të Shkencave, kur u mirëprit nga Kryetari i Divizionit të Shkencave Humane dhe Sociale, Prof. Oliver Schmitt dhe dy hulumtuesit në njësinë e Studimeve Ballkanike, Dr. Joachim Marzinger dhe Dr. Robert Pichler.

Gjatë bisedës u fol për punën e Akademisë në përgjithësi dhe për njësinë e Studimeve Ballkanike në veçanti. Në kuadër të këtij takimi, kryeministri Kurti gjithashtu vizitoi departamentin e Albanologjisë ku iu prezantuan botime origjinale të rralla të periudhës së Rilindjes.

EkoHigjiena

Akademia Austriake e Shkencave u themelua në vitin 1847. E përbërë nga 25 institute kërkimore në fushën e artit, shkenca humane dhe sociale dhe shkencave natyrore, ajo është institucioni austriak kryesor jouniversitar për hulumtime bazë.

Kryeministri Kurti po qëndron në Austri për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.