• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri Kurti u prit në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Redaksia 2LONLINE 12 Janar, 2022 3 min
 Kryeministri Kurti u prit në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z.Hekuran Murati dhe Zëvendës ministri i Ekonomisë, z.Mentor Arifaj, u pritën nga akademiku z.Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave Akademik, akademike znj.Justina Pula, nënkryetare dhe anëtarët e AShAK-ut.

Në pritjen e sotme, Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës për kontributin dhe rolin historik e kulturor, por gjithnjë edhe politik e akademik të anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK).

Ne besojmë se progresi socio-ekonomik, jeta e dinjitetshme e qytetarëve në Republikë, varet sa nga demokracia, përfaqësimi e vendimmarrja me integritet e kompetencë, po ashtu edhe nga konsiderata e pazëvendësueshme për shkencën, tha kryeministri Kurti. Në këtë fushë për shkencën, por në të tjerat edhe për artin e kulturën, shtoi ai.

Gjatë takimit u potencua interesimi i Qeverisë dhe AShAK-ut, për bashkëpunim të ngushtë. Kryeministri theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit jo vetëm në sektorin e energjisë, por edhe në fusha të tjera.

Ai veçoi rëndësinë e qëndrueshmërisë së furnizimit dhe konsideratën gjeopolitike, meqë energjia sot është bërë kryefjalë e politikës dhe gjeopolitikës, jo vetëm në vendin tonë.

Duhet të kemi parasysh konsideratat mjedisore, meqenëse siç thotë një fjalë e urtë, të tashmen e kemi jo vetëm trashëgimi nga paraardhësit tanë, por në një farë mënyre edhe hua nga brezat e ardhshëm, për shkak se çfarëdo që bëjmë ne, kemi kosto për brezat që do të vijnë pas nesh, tha kryeministri Kurti.

Në këtë takim, akademik z.Fejzullah Krasniqi, prezantoi raportin e AShAK-ut për prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë, një dokument për analizën dhe sugjerimet për zhvillimet e ardhshme në sektorin e energjisë. U theksuan të gjeturat e raportit për opsionet për furnizim të qëndrueshëm e me çmim të arsyeshëm për konsumatorët. /2LONLINE/

Etiketa:Akademinë e Shkencave dhe Arteve aktuale Kosovës Kryeministri Kurti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Sport

Kamenica, vendin e dytë në turnirin e organizuar nga Asociacioni i Komunave

3 Korrik, 2022
Info+

Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave

3 Korrik, 2022
Gjilan

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti në shënimin e 246-vjetorit të Pavarësisë së ShBA-ve: Gëzuar 4 Korriku, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot

2 Korrik, 2022

Novobërdë: Del nga shtëpia dhe nuk kthehet më

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com