DYLON

Kryeministri Kurti takon Kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda

Kryeministri Kurti takon Kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka filluar sot vizitën dyditore në Japoni me rastin e ceremonisë lamtumirëse dhe funeralit shtetëror në nderim të ish-kryeministrit të Japonisë, z. Shinzo Abe.

Në ditën e parë të qëndrimit atje, ai u prit nga Kryetari i Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda.
Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, investimet në fushën ekonomike dhe tregtare, si dhe për rrethanat gjeostrategjike.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti e ka ngushëlluar Kryetarin Hosoda me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, duke vlerësuar lart rolin e ish- kryeministrit Abe për paqen dhe demokracinë në botë dhe duke shprehur konsiderata të larta për miqësinë e treguar për popullin e Kosovës dhe për rolin e tij përmes iniciativës japoneze bashkëpunuese për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit, z.Hosoda u njoftua për sukseset në Kosovë, punën paralele në rrafshin demokratik dhe zhvillimor dhe për rritjen ekonomike mbi 10%.

Sa i përket invazionit të paprovokuar të Federatës Ruse në Ukrainë, kryeministri Kurti theksoi se Kosova i është bashkuar ShBA-ve, BE-së, Japonisë dhe vendeve të tjera demokratike, duke vendosur sanksione kundër Rusisë dhe duke mbështetur popullin e Ukrainës. Kryeministri Kurti ka ndarë pikëpamje të njëjta me palën japoneze lidhur me gjeopolitikën aktuale.

Kryetari i Kuvendit të Japonisë z. Hiroyuki Hosoda e ka falënderuar kryeministrin Kurti për vizitën. Ai tha se i kujtohet shumë mirë gjendja e refugjatëve të Kosovës në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut gjatë luftës në Kosovë, të cilët i ka vizituar gjatë vitit 1999, duke parë e përjetuar nga afër vuajtjet e tyre. Kryetari i Kuvendit japonez ka përshëndetur konfirmimin e pjesëmarrjes së Kosovës në Osaka Expo 2025.

Në takim, po ashtu u bisedua edhe për rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, si dhe bashkëpunimin në fushën e TIK-ut dhe të mbrojtjes nga sulmet kibernetike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.