DYLON

Kryeministri Kurti takoi shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it

Kryeministri Kurti takoi shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it
Avatar photo Redaksia

Në prag të takimeve në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, takuan përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.

EkoHigjiena

U bisedua për takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.