• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Lugina

Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Redaksia 2LONLINE 11 Prill, 2022 4 min
 Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu priti në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në këtë takim morën pjesë, Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, Kryetari i Komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi, Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, z.Shaip Kamberi, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafi, Zëvendëskryetari i komunës së Preshevës dhe njëherit Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Ragmi Mustafa, Kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, z.Naser Aziri, Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik, z.Shqiprim Musliu, Kryetari i Alternativës Demokratike Shqiptare, z.Armend Aliu, këshilltari komunal i Medvegjës, z.Fehmi Beha, dhe anëtari i Këshillit për marrëdhënie ndëretnike në komunën e Medvegjës, z. Arben Ferati. Ndërkaq, pavarësisht ftesës, në takim nuk ishin Kryetari i Alternativës për Ndryshim, z. Shqiprim Arifi dhe Kryetari i Kuvendit të Preshevës, njëherit kryetar i Lëvizjes për Reforma, z. Sami Salihu.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rezultatet e procesit zgjedhor në Serbi, veçanërisht për tri komunat me shumicë shqiptare. Në këto zgjedhje morën pjesë edhe partitë shqiptare, të cilat garuan me dy lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare”.

Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc u është bërë padrejtësi e madhe me pasivizimin e mbi 6000 adresave të banorëve shqiptarë në këto komuna, u tha në fillim të takimit. Kryeministri Kurti tha se ky është një spastrim etnik administrativ i heshtur e që po sjellë pasoja të mëdha. Kjo metodë e Serbisë, që iu mohoi të drejtën elementare e demokratike, atë të votës, solli edhe rezultate jo të kënaqshme. Andaj, këto zgjedhja as nuk ishin të lira e as demokratike, tha ai. Mungesa e unitetit dhe i bashkërendimit të subjekteve politike shqiptare në një front, ishte një faktor tjetër i dëmshëm për rezultatet zgjedhore, veçoi kryeministri.

Ai më tej tha se gjendja e shqiptarëve në përgjithësi në këto komuna, me politika diskriminuese e shtypëse të Serbisë, kërkon angazhim të përbashkët e vigjilencë të shtuar, vendosmëri e ruajtje të unitetit politik të subjekteve shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Pas shtypjes e diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, pjesë e së cilës është edhe synimi për ta rrëzuar kryetaren e Preshevës, znj.Ardita Sinani. Përçarja e ndarja janë gabim dhe bëhen dëm, u shpreh kryeministri Kurti, teksa në fund theksoi se bashkëpunimi e rreshtimi i drejt ndaj mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë por domosdoshmëri e kohës. /2LONLINE/

Etiketa:Bujanoc Kryeministri Kurti Medvegjë përfaqësuesit politikë Preshevë rekomandojmë shqiptarëve
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku

31 Maj, 2023

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti

31 Maj, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Ja si e sheh Ardian Azemi i AAK-së prishjen e koalicionit Vetëvendosje-PDK

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com